Vazhdon gjykimi për rastin ‘Titanik’, pa Gruevskin

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahet seancë gjyqësore për rastin e Prokurorisë Speciale “Titanik”.
Në seancën e kaluar u dëgjuan rreth 80 “bomba” në periudhën mes rreth të dytë dhe tretë të zgjedhjeve lokale në vitin 2013.

Në pjesën më të madhe të bisedave të përgjuara dëgjohej zëri i ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, i cili bënte analiza rreth rezultatit zgjedhor.
Në fillimin e seancës së kaluar gjykata vendosi që i akuzuari Nikolla Gruevski, i cili ndodhet në arrati në Hungari, të gjykohet në mungesë.

Në këtë lëndë përveç Gruevskit të akuzuar janë edhe Martin Protugjer, Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Janklloska, Ilija Dimovski dhe persona të tjerë.
Ata akuzohen për mashtrime zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013.

evn