Vazhdon gjykimi për rastin “Titanik” të PSP-së

Në Gjykatën Penale sot duhet të vazhdojë gjykimi për rastin “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike lidhur me parregullsitë zgjedhore.

Marketing

Kryetar i Këshillit Gyjqësor është gjykatësi Osman Shabani, dhe përfaqësuese e akuzës është Lile Stefanovska.

Rasti ndodhet në procedurë dëshmuese dhe po prezantohen dëshmitë materiale të propozuara nga PSP. Deri më tani janë prezantuar mbi 2.500 nga rreth 5.900 dëshmi materiale.

Përveç ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili është në arrati në Hungari, në rastin “Titanik” të akuzuar janë edhe Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkovska Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temellko, Leko Ristoski, Kiril Todorovski, Katerina Vellovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashjakovska.

Ata dyshohen për shoqërim kriminel, shkelje të së drejtës zgjedhore, shkelje të lirisë së të shprehurit dhe përcaktimit të votuesve, miro gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore.

Marketing