Vazhdon gjykimi për rastin “Titanik” të PSP-së

Në Gjykatën penale në Shkup sot vazhdon gjykimi për lëndën “Titanik” për parregullsitë zgjedhore, në të cilin duhet të dëgjohen “bombat” nga materiali dëshmues i Prokurorisë speciale.

Marketing

Në seancën e kaluar u lëshuan disa nga “bombat”, prej të cilave dëgjohej si ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski kërkon nga bashkëbiseduesit e tij të gjejnë kundërkandidatë të VMRODPMNE-së për zgjedhjet lokale të vitit 2013, si dhe se për atë shërbim kërkohen para për nxitje të ndonjërit prej kundërkandidatëve.

Në “bombat” u dëgjua edhe se si ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska për parregullsitë në listat zgjedhore, bashkëbiseduesit i thotë se edhe krahas vërejtjeve “nuk do të ketë probleme”, sepse “nga KSHZ-ja kanë thënë se gjithçka është ok”.

Një nga bisedat zbuloi edhe se në një adresë janë regjistruar nga 50 njerëz, për çka Jankullovska thotë se njerëzit i kanë plotësuar kushtet për të marrë letërnjoftime, dhe se “nuk u përket atyre se kush, ku dhe çka lëshon”. Në njërën nga bisedat Jankullovska jep udhëzime me fjalët “punë indiane bëhen gjatë kohës së heshtjes” për banorë nga komunat në Maqedoninë Perëndimore.

Në rastin “Titanik” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temellko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Zhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Marketing