Sot në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për rastin “Tamara”. Në këtë rast të Prokurorisë Publike, gjithsej janë të akuzuar 12 persona për punë të pakujdesshme gjatë shërbimit.

Tamara Dimevska nga Velesi ndërroi jetë tre vite më parë duke pritur që Fondi për Sigurim Shëndetësor t’i miratonte vendimin për shërim jashtë vendit. Miratimi për operim jashtë vendit erdhi një ditë pas vdekjes së saj. Një gjë e tillë nxiti protesta dhe reagime të shumta në opinion gjë që çoi në dorëheqjen e drejtuesve të Fondit.