Vazhdon gjyqi për rastin “Monstra”

Në Gjykatën Penale të Shkupit sot do të vazhdojë gjykimi për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës në vitin 2012, apo i njohur në opinion si rasti “Monstra”. Në këtë seancë do të vazhdojë dëgjimi i dëshmive të dëshmitarëve dhe se procesi që po udhëhiqet nga gjykatësi Ognen Stavrev është në procedurë të dhënies së dëshmive.

Marketing

Për vrasjen e pesëfishtë afër Liqenit të Smillkovës më 12 prill të vitit 2012, kur u vranë djemtë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naçevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailloviq, Fjezi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata supreme në dhjetor të vitit 2017 i anuloi aktvendimet, i liroi nga paraburgimi të dënuarit Agim Ismailloviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri, dhe u caktoi masa të kujdesit. Pas heqjes së aktvendimeve, rastin “Monstra” e mori PSP dhe lënda u kthye në rigjykim.