Vazhdon greva e të burgosurve në Idrizovë, kërkojnë amnisti

Për të dytën ditë me radhë të burgosurit në burgun e Idrizovës vazhdojnë grevën e urisë, duke kërkuar që të përfshihen në ligjin e mundshëm të amnistisë për ngjarjet e 27 prillit. Drejtori i burgut të Idrizovës, Bobi Mojsoski tha se sot është zvogëluar në 330 numri i të burgosurve që kanë refuzuar ushqimin, derisa dje kishin refuzuar 600.

Marketing

“Mbetet të shihet nëse Qeveria do të shprehë vullnet t’i takojë të burgosurit dhe rrjedhimisht të kuptojmë se çfarë masash do të marrin të burgosurit pas grevës 2 ditëshe” tha Mojsoski. Por edhe përkundër pohimeve të këtilla të drejtorit të burgut, të burgosurit këmbëngulin se numri i të burgosurve që po i bashkëngjiten grevës gjithnjë e më shumë po rritet. Sipas tyre nga dita e djeshme numri i atyre që janë përfshirë në grevë është rritur për 200.

Marketing