Vazhdon hetimi për vdekjen e dëshmitarit të PSP-së, Kosta Kërpaç

Prokuroria e Shkupit thonë se janë ende në pritje të regjistrimeve për vdekjen misterioze, Kosta Kërpaç, dëshmitar i PSP-së dhe ish-drejtor i kompanisë “Finzi”, në Kapishtec të Shkupit të ndodhur para 2 vjetëve, që të konfirmohet nëse dikush e ka kërcënuar Kërpaçin.

Marketing

“Prokurori publik kompetent i Prokurorisë Publike për ndjekje të krimit të ndërlidhura dhe që rrjedh nga përmbajtja e përgjimit të paligjshëm të komunikimeve kërkoi regjistrimet nga deklaratat e Kosta Krpaç të dhëna para kësaj prokurorie për të përcaktuar nëse ai ka përmendur në deklaratën se dikush e ka kërcënuar dhe në se ka theksuar emra konkret. Përgjigja ndaj kësaj kërkese nuk ka arritur në Prokurorinë Publike në Shkup”, thonë nga Prokuroria.

Nga Prokuroria Speciale Publike nuk u përgjigjen pyetjeve nëse nga regjistrimet kishte ardhur deri tek njohuri të reja dhe pse dëshmia e Krpaç nuk iu është dorëzuar kolegëve të tyre nga Prokuroria e Shkupit.

Marketing