Vazhdon intervistimi i kandidatëve për Antikorrupsionin

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot mbledhje do të mbajnë komisionet për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, për punë dhe politikë sociale dhe Komisioni ligjdhënës-juridik.

Marketing

Në Komisionin për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve vazhdon intervistimi i kandidatëve për kryetar dhe anëtarë të Komsiionit shtetëror për parandalim të korrupsionit.

Komisioni për punë dhe politikë sociale do të mbajë dy mbledhje të njëpasnjëshme, në rend dite të të cilave është Propozim-ligji për punën praktike, si dhe ndryshimet e Ligjit për Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë, të dy në lexim të dytë.

Edhe Komisioni ligjdhënës-juridik do të mbajë dy mbledhje në të cilat do të diskutohet për propozim ligjet për ndryshim të Ligjit për rrogë dhe kompensime të tjera të personave të zgjedhur dhe emëruar në Republikën e Maqedonisë, në lexim të parë, si dhe për ndryshimet e Ligjit për Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë, në lexim të dytë. Në rend dite janë edhe propozim ndryshimet e Ligjit për rezerva të detyrueshme të naftës dhe derivateve të naftës dhe të Ligjit për punën praktike, që të dy në lesim të dytë, si dhe kërkesa për dhënien e interpretimit autentik të nenit 2, pika 4 nga Ligji për privatizim dhe marrje me qira të tokës ndërtimore në pronësi shtetërore, parashtruar nga deputeti Muhamed Zekiri dhe përmirësimi i Ligjit për garancë të Republikës së Maqedonisë për obligimet rreth Marrëveshjes për marrje me qira për financim të furnizimit të autobusëve të rinj për Qytetin e Shkupit, që do të arrihet mes Bankës evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim dhe Ndërmarrjes së qarkullimit publik.