Qeveria do të përfshijë sot edhe Lezhën në perimetrin e statusit të veçantë të Gjendjes së Jashtëzakonshme nga Emergjenca Natyrore.

Lajmin e dha vetë kryeministri Rama teksa pa nga afër dëmet në pallate e banesa, ku përsëriti lutjen për durim.

“Kjo që na ka rënë në kurriz nuk është as shaka, as film, as sfidë e zakonshme e këtij shteti me trup ende të paformuar sa duhet! Kjo është sprovë që tundi tokën shqiptare dhe na këputi në shpirt e në trup! Prandaj gishtin kokës të gjithë së bashku dhe o ia dalim bashkë o hajër nuk bëjmë më kurrë!”, tha Rama.