Vazhdon pastrimi i rrugëve në komunën e Çairit

Të nderuar qytetarë, e kemi bërë praktikë postimin e fotografive të aksioneve të pastrimit të territorit të Komunës së Çair për arsye se duam të dëshmojmë mbi punën e sinqertë të këtyre punëtorëve të angazhuar për mirëmbajtjen e pastërtisë publike.

Marketing

Falë tyre shohim lagje më të pastra, më pak mbeturina në rrugët tona dhe padyshim meritojnë respektin e të gjithëve. Prandaj, të nderuar para se të hudhni mbeturinat në rrugë mendoni për këto punëtorë dhe angazhimin e tyre për të mirën e përgjithshme. Pamje nga pastrimi i zhvilluar në lagjen Fushë Topanë – rr. Metodija Mitevski dhe rr. Brigada Maqedonase – Kosovare dhe në lagjen Tophanë – rr. Maksut Sadik.

Marketing