Vazhdon përhapja e fruthit në rajonin e Dibrës

Pesë raste të reja me simptome të fruthit janë regjistruar në spitalin e Dibrës. Analizat e tyre janë dërguar për shqyrtim në Spitalin e Ohrit, ndërkohë që priten rezultatet laboratorike për tu vërtetuar nëse edhe këta pesë raste janë me fruth.

Marketing

Nga Spitali i Dibrës njoftojnë se personat që kanë qëndruar në spital janë në gjendje qëndrueshme dhe të njëjtët janë lëshuar në shtëpi. Instituti i Shëndetit Publik rekomandon për marrjen e vaksinave kundër fruthit.

Mbrojtja e vetme nga fruthi është vaksinimi me të paktën dy doza, dhe prandaj OBSH-ja rekomandon që më shumë se 95% e popullatës të vaksinohet me qëllim që të garantohet imunitet kolektiv që kur virusi të paraqitet në popullatë. 8:00 Të gjithë të sëmurët, apo të shtruarit në spital të jenë të izoluar në repart të veçantë, në dhoma të veçanta dhe me to të punojë numër i kufizuar i personelit mjekësor të cilët janë të vaksinuar që të mos vie deri te përhapja më e madhe e sëmundjes”- theksoi Gordana Kuzmanovska, Instituti i Epidemiologjisë.

Deri më tani numri i personave të prekur me fruth në rajonin e Dibrës ka arritur 25. Shumica janë të moshës mbi 30 vjeçe ndërsa pacienti më i ri është i moshës nën një vjeçe. Gjithashtu shumica e të prekurve janë në lidhje familjare më njëri tjetrin, dhe thuajse të gjithë kanë pranuar njërën dozë nga vaksinat kundër fruthit.

Për vite me radhë në rajonin e Dibrës nuk ka pasur numër kaq të lartë të të prekurve nga fruthi. Instituti i Epidemiologjisë njofton se ngjitja e sëmundjes transmetohet përmes kollitjes, teshtimës dhe rrugëve të frymëmarrjes, me çka rekomandon kujdes të veçantë gjatë kontaktit me personat e prekur nga fruthi.

Marketing