Vazhdon procesi gjyqësor për fatkeqësinë “Llaskarca”

Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të vazhdojë procesi gjyqësor për aksidentin e rëndë të autobusit në afërsi të Llaskarcës në Shkup, ku humbën jetën 16 veta, ndërsa 37 të tjerë u lënduan rëndë.

Marketing

Në këtë seancë do të dëgjohen dëshmitarët, për fatkeqësinë që ndodhi më 13 shkurt të këtij viti ku janë të akuzuar gjashtë veta, nga kompania e transportit “Durmo Turs”, si pronari Durmish Beluli, përgjegjësi për transport Remzi Miftari dhe shoferi Manoil Trifunovski, të cilët ngarkohen me akuzën për vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion, derisa tre të tjerë janë nga stacioni për kontroll teknik në Gostivar: Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski.

Marketing