Në industrinë mediatike audio dhe audiovizuale në Maqedoni në vitin 2017 janë realizuar të ardhura më të ulëta të përgjithshme në pesë vitet e fundit. Nga viti 2013 e këndej, shkalla e rritjes së të ardhurave të përgjithshme në këtë industri çdo vit ka qenë negative, por të ardhurat janë zvogëluar më së shumti në vitin e fundit, për 10,35 për qind, tregon analiza e tregut të shërbimeve mediatike audio dhe audiovizuale për vitin 2017.

“Të gjitha tre segmentet e industrisë kanë realizuar më pak të ardhura se sa në vitin paraprak, dhe atë RTVM për 152,34 milion denarë, televizionet komerciale për 118,87 milion denarë, ndërsa radiostacionet komerciale për 30,10 milionë denarë”, qëndron në analizën e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale.

Të ardhurat e përgjithshme që në vitin 2017 së bashku i kanë realizuar të gjithë radiodifuzerët (RTVM, 54 televizione komerciale dhe 70 radiostacione) kanë arritur 2.608,84 milionë denarë.

Më shumë se gjysma e asaj vlere (54,48 për qind) janë të ardhura të përgjithshme të televizioneve komerciale prej 1.421,32 milionë denarë. Të ardhurat e RTVM-së nga 1.037,49 milionë denarë paraqesin 39,77 për qind, ndërsa të ardhurat e radiostacioneve prej 150,03 milionë denarë janë 5,75 për qind nga të ardhurat e përgjithshme të të gjithë radiodifuzerëve.

Në vlerën prej 2.608,84 milionë denarë janë llogaritur të ardhurat që radiodifuzerët së bashku i kanë realizuar sipas të gjitha bazave. Pjesa më e rëndësishme, më saktë 90 për qind e kësaj vlere, të ardhurat nga reklamimi (53 për qind) dhe të ardhurat e RTVM-së nga taksa radiodifuzive dhe nga mjetet e transferuara nga Buxheti i Maqedonisë sipas nenin 105 – financim i RTVM-së dhe nenit 135 – mjete për financim të veprimtarisë radiodifuzive (37 për qind nga të ardhurat e tërësishme). Të tjerat 10 për qind e të ardhurave të tërësishme në industrinë janë të ardhurat e realizuara sipas të gjitha bazave tjera.

Të ardhurat nga reklamimi kanë arritur 1.383,61 milionë denarë, prej të cilave 90,04 për qind u takojnë televizioneve komerciale, 8,15 për qind radiostacioneve komerciale, ndërsa 1,81 për qind RTVM-së. Njëjtë sikur edhe të ardhurat e tërësishme, në vitin 2017 janë realizuar edhe të ardhura më të ulëta nga reklamimi në pesë vitet e fundit.

Përveç në vitin 2014, kur janë realizuar për 3,10 për qind më shumë të ardhura se sa në vitin paraprak, në tre vitet e fundit vazhdimisht është zvogëluar vlera e këtyre të ardhurave, duke arritur 1.383,60 milionë denarë në vitin 2017.

Më pak të ardhura nga reklamimi kanë realizuar edhe sektori publik dhe komercial. Të ardhurat e televizioneve komerciale ishin për 5,68 për qind më të ulëta se sa në vitin 2016, përkatësisht për 74,96 milionë denarë. RTVM ka realizuar të ardhura më të ulëta 43,30 për qind (19,15 milion më pak se sa në vitin 2016 29,84 milion denarë).

Sipas analizës, në vitin 2017 pesë televizione të cilat emetojnë program përmes multipleksit tokësor digjital në nivel shtetëror (TV Sitel, TV Kanal 5, TV Telma, TV Alsat-M dhe TV Alfa), kanë realizuar të ardhura prej 1,071.89 milionë denarë. Kjo është vlera më e vogël e të ardhurave të tërësishme të këtyre pesë televizioneve në pesë vitet e fundit. Në krahasim me vitin paraprak të ardhurat janë më të ulëta për 2,65 për qind.

“Të ardhura më të larta se sa në vitin 2016 ka realizuar vetëm TV Telma (për 31,02 për qind). Katër televizionet tjera kanë shënuar rënie të të ardhurave dhe atë: TV Alfa, për 22,12 për qind, TV Alsat-M për 7.29 për qind, TV Sitel për 4,55 për qind dhe TV Kanal 5 për 0,64 për qind”, tregon analiza e (ASHAVM).

Gjatë vitit 2017 numri i tërësishëm i radiodifuzerëve është zvogëluar për gjashtë për qind. Në fillim të vitit të kaluar, përveç servisit radiodifuziv publik, programe kanë emituar edhe radiodifuzerë (63 televizione dhe 71 radiostacione), ndërsa në fund të vitit gjithsej 128, prej të cilave 58 televizione dhe 70 radiostacione.