Vazhdon seanca për rastin e Smilkovës

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për rastin e Prokurorisë Speciale “Monstra”, e cila ka të bëjë me vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill të vitit 2012.

Marketing

Gjykimi ndodhet në procedurën e dëshmive, ndërsa në seancën e kaluar dëshmuan persona profesional të cilët kanë kyer analiza në lëndën “Monstra” dhe makinës që thuhet se ishte përdorur për realizimin e vrasjes së pesëfishtë.
Sipas analizave të krim-teknikëve të MPB-së, në Liqenin e Smillkovës vrasja është kryer me tre armë, gjegjësisht dy “kallashnikov” dhe një pistoletë.

Për vrasjen e pesëfishtë me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailloviq, Ezim dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata e Lartë në dhjetor të vitit të kaluar liroi nga burgu të dënuarit Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Azirin dhe ju shqiptoi masat e kujdesit. Pas shfuqizimit të aktgjykimit, rastin “Monstra” në shkurt të këtij viti e mori Prokuroria Speciale dhe lënda u kthye për rigjykim.