Në Gjykatën Penale në Shkup për sot janë caktuar seanca të reja për rastin “Titanik” dhe “Titanik 3” të Prokurorisë Speciale Publike.

Seanca e fundit për këtë rast u anulua për shkak të mungesës së ish kryeministrit Nikolla Gruevski i cili është në arrati në Hungari, si dhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë Kirill Bozhinovski të cilët janë në paraburgim në burgun “Shkup”.

Gjykata do të duhet të deklarohet për kërkesën e përfaqësuesit të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, që ai të gjykohet në mungesë.