Në Gjykatën Penale në Shkup, për sot është caktuar seancë e re gjyqësore për rastin “Zhvatja”. Në seancën e fundit gjyqësore për këtë lëndë ishin prezantuar dëshmi nga komunikimi mes të akuzuarit Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe persona të tjerë, ku mes tjerash u gjend edhe komunikimi të cilin ky i akuzuar e kishte me ish kryeministrin Zoran Zaev.

Gjithashtu nga ana e prokurores Irena Trajçevska, u prezantuan edhe fotografi ku e akuzuara Katica Janeva shihet me grumbull parash prej 500 eurove.

Rastin “Zhvatja” e udhëheq Këshilli Penal i kryesuar nga gjykatësja Vaska Nikollovska – Masevska, gjegjësisht akuzën e përfaqëson shefja e Prokurorisë për Luftën Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskoska.

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në tetor të vitit të kaluar ngriti aktakuzë kundër Bojan Jovanovski, Katica Janeva dhe Zoran Milevski.

I akuzuari Jovanovski dyshohet se ka bërë vepër penale “pastrim parash dhe të ardhura të tjera nga vepra penale”. E akuzuara e dytë Janeva akuzohet edhe se ka kryer vepër penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit”.

Në seancën e parë për rastin “Reket”, që u mbajt më 3 dhjetor, i akuzuari i tretë Zoran Milevski-Kiçeec e pranoi fajin, pas çka ishte dënuar me tri vite burg.