Vazhdon shpërndarja e mijëra tabletëve elektronik nga Ecolog

Gjatë kësaj periudhe, kur po përballemi me pandeminë e shkaktuar nga Covid-19, Ecolog International vjen me një donacion që ka për qëllim t’u sjellë lehtësira shumë nxënësve që vijnë nga familjet në nevojë. Siç është e ditur tashmë, masat për parandalimin e përhapjes së virusit e sollën nevojën që arsimi të kalojë në formën e zhvillimit të procesit mësimor online. Si rrjedhojë, në mungesë të pajisjeve teknologjike adekuate shumë nxënës mbetën jashtë këtij procesi.

Marketing

Për t’ua mundësuar ndjekjen e mësimit online një numri të madh të këtyre nxënësve, një ekip i dedikuar i kompanisë Ecolog e projektoi këtë donacion brenda dy javësh. Për realizimin e këtij projekti Ecolog International e çmon dhe i falënderon institucionet shtetërore për kontributin e tyre duke siguruar evidencën e nxënësve që u mungojnë këto pajisje në të gjitha komunat e vendit. Në bazë të këtij informacioni u vendos që projekti të dizajnohet në mënyrë që t’i mbulojë rastet nga familjet më të rënduara sociale, duke filluar nga Shkupi, Tetova, Gostivari, Manastiri, Kërçova, Ohri, Struga,
Dibra, Prilepi, Kumanova, Velesi, Strumica, Gjevgjelia, Krusheva, e duke u shtrirë edhe në zonat rurale.

Filantropi Lazim Destani, lidhur me këtë iniciativë, tha:
“Ky donacion u dedikohet nxënësve të cilët për shkak të mungesës së pajisjeve teknologjike mbetën jashtë procesit arsimor. Ndër gjërat më të rëndësishme që mund të bëjmë gjatë krizës që solli Covid-19 është që, e ardhmja e këtij vendi, fëmijët të vazhdojnë me ndjekjen e procesit mësimor pa pengesa”.

Ndërsa drejtuesit e kompanisë e cila u kujdes që ky donacion të jetë në nivelin më të mirë të mundur thanë se projektet e dedikuara për fëmijët në përgjithësi dhe në veçanti për nxënësit janë pjesa kryesore e filozofisë së përgjegjësisë shoqërore të kompanisë.

“Ky projekt ka qenë një s’dë e rrallë logjistike, por edhe një emocion i veçantë. Jemi jashtëzakonisht të kënaqur që përkrah vështirësive të mosfunksionimit të rregullt të tregjeve arritëm ta finalizojmë projektin duke siguruar disa mijëra pajisje elektronike për nxënësit që vijnë nga familjet në nevojë, në Maqedoninë e Veriut. Lehtësirat që u sjellim
këtyre familjeve dhe gëzimi në fytyrat e fëmijëve përbëjnë kënaqësinë tonë më të madhe.”

Ecolog si gjithmonë, vazhdon me kultivinin e vlerave për zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë sonë, në të gjitha sferat.

Me këtë rast, Komuna e Kërçovës shpreh falënderime të thella për donacionin që pranuam nga Kompania gjiganten Ecolog, me dëshirë që stafi dhe themeluesi Lazim Destani së pari të kenë shëndet të plotë dhe t’u prijë e mbara në çdo hap të jetës.
Ditëve në vazhdim, pajisjet elektronike do të shpërndahen te të gjithë nxënësit nevojtarë, duke i përfëshirë të gjitha familjet me status social, pa dallim.

Mirënjohje dhe falënderime për familjen Destani dhe Kompaninë ECOLOG.
Me respekt,
Komuna e Kërçovës,
Kryetar,
Fatmir Dehari