Vazhdon vendosja e sinjalizimit horizontal në lagjet e Çairit

Vendosja e sinjalizimit horizontal nëpër lagje të ndryshme të Komunës së Çairit po vazhdon me dinamikën e paraparë.

Marketing

Ekipet e shërbimeve komunale “vijat e bardha” i kanë shenjëzuar edhe në Lagjen Dyqanxhik në rrugët “Prohor Pçinski” dhe “Vojdan Çernodrinski“, ndërsa në Lagjen Gazi Babë në rrugën “Çairska“.

Shenjëzimin e sinjalizimit horizontal në bashkëpunim me punëtorët e NP “Parkingu i Qytetit”, e bëmë edhe në parkingun në afërsi të Sheshit Skënderbeu dhe tek QT “Mavrovasja”.

Kur kemi infrastrukturë rrugore moderne, kemi edhe qytetarë të sigurt. Aktivitetet e tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Marketing