Vazhdon verifikimi në Listën zgjedhore, paraqitet edhe diaspora

Vazhdon verifikimi publik në Listën zgjedhore për referendumin e 30 shtatorit, ndërsa paralelisht deri më 23 gusht vijon edhe afati për paraqitje të shtetasve të Maqedonisë për prononcimin.

Marketing

Deri më 13 gusht në sektorët rajonal dhe zyrat e KSHZ-së, verifikim në Listën zgjedhore kanë bërë gjithsej 1.216 qytetarë. Numër më i madh i qytetarëve kanë kryer verifikim në Manastir – 188, në Radovish – 104 dhe në Strumicë – 101. Qytetarët mund t’i verifikojnë të dhënat e tyre në Listën zgjedhore dhe në mënyrë elektronike përmes ueb faqes së Komisionit www.sec.mk.

Pesëdhjetë e nëntë persona nga komuna Kisella Vodë, Studeniçan, Sopishte dhe Zelenikovë do të shlyhen nga Lista zgjedhore. Sipas informacioneve nga zyrat rajonale të KSHZ-së, në Kisella Vodë bëhet fjalë për persona të vdekur, për të cilët certifikatë të vdekjes deri më 13 gusht deri te ata kanë dorëzuar sipas detyrës zyrtare bashkësitë lokale të Drejtorisë për evidencë amë në fillim të verifikimit publik për referendumin e vjeshtës.

Përveç në këto katër komuna, kërkesë për shlyerje të shtatë personave nga Lista zgjedhore deri më 12 gusht ka edhe në zyrën e KSHZ-së në Demir Kapi. KSHZ ka zyra rajonale në 18 komuna më të mëdha në vend, të cilat e mbulojnë gjithë territorin e Maqedonisë.

Deri dje, përmes aplikacionit të KSHZ-së janë dorëzuar gjithsej 742 paraqitje nga qytetarë për prononcim në përfaqësitë diplomatike-konsullare të Maqedonisë në vendet e huaja për referendumin e ardhshëm. Prej tyre, 702 paraqitje janë pranuar, 112 janë refuzuar, ndërsa të tjerat janë në përpunim, kumtoi KSHZ-ja.

Marketing