Vdekja në Nju Jork e diplomates nga Shkupi / Dyshimet e para

39-vjeçarja me inicialet M.V nga Shkupi është diplomatja nga Maqedonia, e cila u gjet e vdekur në një banesë në Manhatan të Nju Jorkut. Policia dyshon se bëhet fjalë për vetëvrasje, pasi në shtëpinë e saj ka gjetur ilaçe të ndryshëm, kryesisht qetësues.
Diplomatja ka jetuar e vetme në një banesën në katin e katërt, ndërsa fqinjët e përshkruajnë si grua e qetë. Rasti u zbulua, kur sipas dëshmitarëve një diplomat kishte mbërritur dhe po pyeste për të dhe në momentin kur nuk mori përgjigje kërkoi ndërhyrjen e policisë dhe ndihmës së shpejtë.

Marketing

Ndërsa sipas informacioneve të “Nju Jork Post” menjëherë pas ndihmës së shpejtë në shtëpinë e 39-vjeçares ka mbërritur edhe një diplomat nga Maqedonia. Jozyrtarisht, diplomatja vuante nga depresioni një kohë më të gjatë përpara se ti jepte fund jetës.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë e konfirmuan ngjarjen duke theksuar se janë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente në SHBA për detajet lidhur me ngjarjen tragjike.

“Nga misioni i Përhershëm i Maqedonisë së Veriut në Kombet e Bashkuara në Nju Jork morëm lajmin e hidhur, për humbjen e anëtares së misionit tonë, diplomat karriere në Ministrinë e Jashtme”, theksuan nga MPJ.

Policia e ka gjetur diplomanten me rrip rreth qafës dhe dy shishe bosh antidepresivësh pa shenja dhune. Sipas Fox News, bëhet fjalë për vetëvrasje. Rojtari i shtëpisë për “Fox News” ka deklaruar se ajo ka jetuar në katin e katërt për dy vite.

“Ajo ka jetuar këtu dy vite dhe ka qenë shumë njeri i mirë. Të gjithë po ndjehen keq”, ka deklaruar Hernan Avila.

Marketing