Vdekja tragjike e Arian Dacit, mbyllet për dy ditë qendra e skijimit në Brezovicë

Qendra e skijimit në Brezovicë është mbyllur për dy ditë.

Marketing

Kjo pas vdekjes së tragjike të zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci, nga një ortek i rënë gjatë ditës së sotme, raporton lajmi.net.

Lajmi është konfirmuar nga Ilir Morina, kryeshef i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë.

Ai ka thënë se mbyllja do të bëhet si shkak i hetimeve të tragjedisë.

“E gjithë qendra do të mbyllet për dy ditë si pasojë e ngjarjes dhe hetimeve që do të zhvillohet për rastin. Agjencia e Mjedisit ka paralajmëruar mbrëmë se gjendja është shumë e vështirë si pasojë e reshjeve shumë të mëdha dhe s’ka qenë e mundur të pastrohen as rrugët e as pista në Qendër”, ka thënë Morina.

Ai po ashtu u ka shprehur ngushëllime familjarëve të Dacit për humbjen tragjike të djalit të tyre.

Ndërkohë, trupi i pajetë i Arian Dacit është bartur në IML për obduksion

Marketing