Vdekshmëria më e lartë në bujqësi, çdo javë vdes nga një punëtor, për 10 vjet rreth 500

Sipas statistikave të Shoqatës për mbrojtje gjatë punës, një punëtor çdo javë vdes në vendin e punës, ndërsa për 10 vjet rreth 500 persona, duke llogaritur nga viti 2007 deri në ditën e sotme. Profesioni më i rrezikshëm është bujqësia dhe pse në opinion si sferë më e rrezikshme cilësohet ndërtimtaria, thotë kryetari i kësaj shoqate, Millan Petkovski. Sipas tij, sëmundjet profesionale janë mister që askush nuk mundohet t’i analizojë, as Instituti për shëndet publik nuk ka informacione në lidhje me këtë.

Marketing

“Këto informacione që i dëgjuam edhe nga institucionet publike, në fakt flasin se ne jemi mirë. Nuk është saktësisht ashtu, ne në fakt jemi shumë keq. Nëse krahasojmë atë që është statistikë zyrtare dhe atë që ne e evidentojmë si statistikë, do të shohim sa ka dallim”, tha Millan Petkovski, kryetar i Shoqatës për Mbrojtje Gjatë Punës.

Profesoresha, Tërbojeviq rikujtoi për preventimin gjatë mbrojtjes dhe sigurisë në vendin e punës. Vlerëson se shpërngulja masive nga Maqedonia nuk bëhet vetëm për shkaqe financiare, por më shumë ndikon ambienti jo i shëndoshë psikik dhe mobingu ndaj punëtorëve. Janë të patjetërsueshëm psikologët dhe sociologët në vendet e punës.

“Shëndeti nuk është vetëm fenomen biologjik, shëndeti është fenomen bio-social dhe mbrojtja nuk nënkupton mbrojtje të shëndetit fizik të punëtorëve. Gjithsesi, kemi mungesa në evidentimet e lëndimeve që janë të lidhura edhe me aspektin fizik, por ka edhe aspekte që nënkuptojnë çrregullime psikike për shkak të ambientit jo të shëndoshë psikik”, u shpreh Svetllana Tërbojeviq, profesoreshë në Fakultetin e Filozofisë.

Gjasat për të vdekur në vendin e punës në Maqedoni janë katër herë më të mëdha se sa në Britani. Në Budapest Ministria e financave është kompetente për sigurinë dhe mbrojtjen gjatë punës. Nga kjo Shoqatë theksojnë se edhe përkundër asaj që në Maqedoni ka inxhinierë për mbrojtje gjatë punës, institucionet shtetërore harrojnë se e kanë atë potencial.

Marketing