Vdes 12-vjeçarja, viktima e katërt e gripit brenda javës në Maqedoni

Një 12-vjeçare nga Shkupi me paralizë celebrale si dhe një 86-vjeçar, po ashtu nga Shkupi, janë dy viktimat e radhës që kanë ndërruar jetë si pasojë e komplikimeve nga gripi.

Marketing

Vajza ka ndërruar jetë gjatë paradites së sotme në Klinikën e Fëmijëve në Shkup ndërkaq i moshuari i cili po ashtu ka qenë i prekur nga një sëmundje tjetër, ka qenë i shtrirë për disa ditë me radhë në Klinikën për sëmundje Infektive në Shkup ndërkaq vdekja e tij është konstatuar gjatë javës së shkuar.

Sa I takon moshës, akoma më të përfaqësuar janë mosha e rritur, ajo prej 15 deri në 64 vjet, por sipas numrit të popullsisë më të përfaqësuar janë fëmijët, prej moshës 0 deri në 4 vjet dhe prej 5 deri në 9 vjet.

Ajo që duhet të thuhet është se mosha mbi 65 vjet është faktori rreziku, imuniteti nuk është I njejtë sikurse tek të rinjtë prandaj ne rekomandojmë vaksinimin te personat e moshës mbi 65 vjet me qëllim të ndalohen sëmundjet ose format e rënda të gripit”- tha Vladimir Mikiq nga Instituti i Shëndetit Publik.

Gjatë javës së kaluar janë regjistruar 3209 raste me grip dhe sëmundje të tjera të ngjashme, numër ky i cili është për 9% më i lartë krahasuar me javën e kaluar kur të prekur nga gripi kishte 2943.

Marketing