Vdes djali i legjendës Cafu, pëson atak kardiak duke luajtur futboll

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur brenda familjes së kampionit të botës, Cafu.

Marketing

Djali i tij, Danilo, ka vdekur për shkak se kishte pësuar një sulm në zemër derisa po luante futboll në ditëlindjen e motrës së tij, në Sao Paolo.

30- vjeçari është dërguar menjëherë në spital, por mjekët nuk kanë mundur të bënin asgjë.

Kjo është një goditje e madhe për ish-mbrojtësin e Milanit, i cili ka fituar dy herë Kupën e Botës me Brazilin dhe Ligën e Kampionëve me fanellën kuqezi.

Marketing