Policia në Bejrut ka gjetur të vdekur 53 vjeçaren, Fatima Otman, një grua me aftësi të kufizuara e cila kërkonte lëmoshë rrugëve të qytetit.

Fatima u gjet në një makinë të braktisur dhe me vete kishte 3,300 dollarë. Megjithatë nuk ishte kjo çudia më e madhe, pasi Fatima në llogari të kurimeve kishte 1.1 milion dollarë.

Zëdhënësi i policisë, Jozef Musala, ka bërë të ditur se Otman kishte vdekur nga një sulm ne zemër, dhe se vdekja e saj nuk po cilësohet si e dyshimte. Megjithatë shokuese edhe për policinë ishte pasuria e saj.

Sipas banorëve të këtij vendi Fatima kishte mbetur invalide pas lëndimeve që kishte marrë gjatë luftës civile libaneze. Ajo ishte bërë e famshme përmes një fotografie ku një ushtar libanez i kishte ofruar ujë.

Policia vizitoi familjen e Fatimes që jeton në qytetin Ain Al Zahab në veri të Libanit, ku Fatima do të varroset. Ata gjithashtu mbetën të tronditur pas zbulimit të pasurisë së saj.

Artikulli paraprakMeghan dhe Harry dalin për herë të parë si Dukë dhe Dukeshë
Artikulli tjetërSot vendimi për Gruevskin