Vdes edhe një pacient nga koronavirusi, shkon në 115 numri i viktimave

Edhe një pacient nga Skenderaj, i cili ishte i prekur me Covid-19 ka vdekur sot. Duke çuar kështu numrin e përgjithshëm në 115. Më herët janë regjistruar edhe dy viktima në Ferizaj si pasoj e koronavirusit.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, Sami Lushtaku.

Marketing

Lushtaku përmes një postimi në Facebook, u shprehi ngushëllime familjes Rushiti dhe të gjithë atyre që kanë humbur të dashurit e tyre si pasojë e koronavirusit.

Postimi i plotë i Lushtakut:

Si pasojë e virusit Covid-19, paska ndërruar jetë Haki Rushiti nga Prekazi. Duke e njohur që nga rinia, Hakiu ishte burrë shumë i mirë e i dashur për të gjithë. Ishte aktivist i palodhshëm e punëtor shumëvjeçar i shkollës “Azem Bejta” në Prekaz.

Ngushëllimet më të thella për familjen Rushiti por edhe për të gjitha familjet të cilat kanë humbur më të dashurit e tyre si pasojë e pandemisë së shkaktuar nga virusi Korona.

Gjatë këtyre ditëve duhet të jemi të disiplinuar duke zbatuar rekomandimet e IKSHPK-së për të bartur maska, duke ruajtur distancën e pastërtinë.