Vdes edhe polici i aksidentuar në qarkoren e Shkupit

Polici Safet Bajrami dhe një qytetar humbën jetën, ndërsa dy janë lënduar në aksidentin e rëndë që ndodhi sot pasdite në qarkoren e Shkupit në të cilin kanë marrë pjesë një automjet pasagjerësh, një automjet i policisë dhe një kamion, transmeton KOHA.

Marketing

Sipas informacioneve të para të MPB-së, në aksident jetën e ka humbur ndihmësshoferi i “bmw”-së dhe një polic, ndërsa janë lënduar shoferi si edhe dy nëpunës policorë.

“Fatkeqësia ka ndodhur në momentin kur polici, i cili ka bërë kontroll të rregullt të shpejtësisë së lëvizjes së automjeteve, e ka ndaluar automjetin “bmw”. Derisa e ka ndaluar shpejtësinë atë e ka goditur një kamion “man”, ndërsa nga përplasja automjeti është përplasur edhe me automjetin e policisë “shkoda jeti”, theksojnë nga MPB.

Marketing