Vdes i riu që para dhjetë ditësh u sulmua në Shkup (FOTO)

Ka ndërruar jetë sot djaloshi 21 vjeçar nga Shkupi i cili më 29 qershor ishte sulmuar fizikisht nga tre meshkuj  të panjohur në stacionin e autobusëve  në bulevardin “Aleksandri i Maqedonisë”. Djaloshi ishte sulmuar nga ana e tre meshkujve të panjohur të cilët kishin dalë nga vetura “Mercedes” dhe është sulmuar fizikisht N.S.(21) nga Shkupi

Pas sulmit fizik personat me veturën u larguan  nga vendi i ngjarjes, ndërsa N.S. me automjetin e ndihmës urgjente ishte transferuar në Kompleksin e klinikave “Nëna Terezë”. Pas masave të ndërmarra, policia ka ngritur padi penale kundër personave B.B (20), S.D.(21) dhe Ј.L.(19), të gjithë nga Shkupi.

 

evn