“Vdes” ideja për minishengenin ballkanik, BE-ja nuk po e mbështet

Iniciativa rajonale e ashtuquajtura “mini-shengeni” ballkanik nuk po e merr mbështetjen e Bashkimit Evropian. Përkundër se ka rreth katër muaj prej takimit të parë në Novi Sad, e më pas në Ohër, e Tiranë asnjë zyrtarë i lartë i BE-së, në asnjë dokument të rëndësishëm nuk i ka dhënë mbështetje kësaj ideje. Kështu deklarojnë për KosovaPress, njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare në Kosovë. ​

Marketing

Sipas Demush Shashës nga instituti ‘Epik’, ideja e mini-shengenit ballkanik ka vdekur dhe rilindjen e vetme mund të përjetojë brenda procesit të Berlinit.

Skeptik se do të arrihet të përfundohet kjo iniciativë është edhe drejtori i organizatës “Çohu”, Arton Demhasaj.

Ndërsa, analisti politik, Faton Abdullahu i bëri thirrje qeverisë re që të jenë më të qartë për këtë iniciativë rajonale.

Iniciativa për formimin e një mini-shengeni ballkanik qysh në nisje të saj nuk e ka pasur përkrahjen e institucioneve kryesore në Kosovë.

Marketing