Vdes Keith Flint, këngëtari i The Prodigy

Ka ndërruar jetë në moshën 49 vjeçare këngëtari i The Prodigy, Keith Flint.

Marketing

Siç raportojnë mediat e huaja, ylli i bendit të famshëm u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Essex dhe policia po merret me rastin.

Në deklaratën e parë të lëshuar nga autoritetet policore mësohet se vdekja e Flint nuk po cilësohet si e dyshimtë.
The Prodigy njihej më shumë nga performanca e Keith Flint me hitet legjendare ”Firestarter” dhe ”Breathe”.

Një zëdhënëse e Ambulancës në Lindje të Anglisë deklaroi se u lajmëruan në 8:08 të mëngjesit për një njeri i cili gjendej pa vetëdije në Brook Hill pranë Dunmow.

Marketing