Vdes legjenda e Anglisë dhe Liverpoolit

Legjenda e futbollit anglez, Ray Clemence ka ndërruar jetë në ditën e sotme.

Clemence vdiq në moshën 72-vjeçare duke lënë pas gruan e tij, Veronican, vajzat Julie dhe Sarah si dhe djalin, Stephen.

Marketing

Ky i fundit është një ish-lojtar i Tottenham Hotspur dhe aktualisht trajner futbolli.

Familja e Clemence ka lëshuar një deklaratë pas lajmit të hidhur për vdekjen e legjendës së Liverpool.

”Me shumë trishtim, ne shkruajmë për t’ju bërë të ditur se Ray Clemence vdiq sot i qetë, i rrethuar nga familja e tij e dashur. Pasi luftoi kaq shumë, për një kohë kaq të gjatë, ai tani është në paqe dhe nuk ka më dhimbje”, thuhet në deklaratën e familjes së tij.

Clemence ka lindur në Skegness dhe luajti për Scunthorpe, Liverpool dhe Tottenham Hotspur në karrierën e tij 23-vjeçare.

Marketing