Vdes nga helmimi i riu nga Vitia

Dje në mesditë një person është dërguar në Spitalin e Gjilanit, i cili dyshohet se është helmuar në dhomën e tij.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Marketing

“Viktima mashkull, nga emergjenca e Vitisë është dërguar në Spitalin e Gjilanit pa shenja jete. Dyshohet se viktima në rrethana ende të pa njohur është helmuar në dhomën e tij dhe nga familjarët është dërguar në emergjencën e Vitisë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimën është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.”, njofton policia.

Marketing