Vdes regjisori i njohur

Regjisori i njohur Muharrem Fejzo ka ndërruar jetë në moshën 87 vjeçare, pas infektimit me virusin Covid-19

Marketing

Lajmin e trishtë e ka dhënë djali i tij, Joe Fejzo, me anë të një postimi në rrjete sociale.

“Lamtumirë babo. Pusho në paqe në krahët e të madhit Zot, e të gjithë të dashurve atje sipër. Më fal që nuk të përkëdhela dot, e stë dhashë dot një got uje, nuk mertiton një ikje të tillë. Artisti ynë. Miku ynë. Babai i përgjëruar. Bashkëshorti i jetës”, ka shkruar ai.

Muharrem Fejzo, kreu Liceun Artistik për skulpturë në vitin 1954.

Fillimisht nisi punë si skenograf në operetat “Rusalka”, “Nusja e shitur”.

Ka realizuar disa buste në Shqipëri, si atë të “Zonjës Çure” etj.

Më 1966 diplomohet për aktor dhe më tek si regjisor në Institutin e Lartë të Arteve.

Ai ka bërë regjinë e filmave më të rëndësishëm në kinematografinë tonë, si “Mësonjtrotja”, “Muri i gjallë”, “Operacion zjarri”, “Pranverë e hidhur”, “Mëngjese të reja”.

Ai mbante titullin “Naim Frashëri” dhe “Mjeshtër i madh”.

Marketing