Vdes shoferi që u lëndua në aksidentin në Kalimanc

Shoferi që u lëndua në aksidentin që ndodhi dje në Kalimanc ka vdekur në spital. Bëhet fjalë për personin B.V.(30) nga Koçani.

Marketing

Aksidenti ka ndodhur dje në ora 15.50 në rrugën magjistrale Kamenica e Maqedonisë-Kocani në afërsi të pendës Kalimanci midis kamionit “mercedes aktros” me targa nga Bullgaria e drejtuar nga V.M.(60) nga Bullgaria dhe veturës “opel askona” pa targa e drejtuar nga B.V.(30) nga Koçani.

Në aksident me lëndime të rënda është dërguar në Klinikat në Shkup, B.V. i cili në ora 20.50 ndërron jetë.

Nga ora 15.50 deri në ora 18.40 trafiku në atë rrugë është ndërprerë. Shoferi i kamionit është mbajtur në Stacionin Policor në Dellcevë për procedurë të mëtutjeshme

Po punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit dhe vërtetimit të arsyeve të aksidentit.

Marketing