Vdes trajneri i njohur italian, ishte pranë titullit me Interin

Në moshën 81-vjeçare është shuar përgjithmonë ish-trajneri i njohur Gigi Simoni.

Marketing

Trajneri i famshëm italian ka drejtuar dhjetëra skuadra, ndërsa ishte pranë titullit me Interin në vitin 2002.

Si futbollist ka luajtur me Torino, Brescia dhe Genoa, ndërsa me Interin e Ronaldo “Fenomenit” fitoi Kupën UEFA në vitin 1998.

Simoni ka ndërruar jetë pikërisht në datën që përkon sot me 10 vjetorin e Tripletës së Interit.