Vdes vajza dy vjeçe, nëna e la mbyllur në veturë për të pirë alkool me një mik

Një dyvjeçare ka vdekur pasi nëna e saj e la në makinë të nxehtë për të pirë diçka me një mik.

Marketing

June Love Agosto ishte e mbyllur në makinë nën një batanije në temperaturë të lartë për rreth pesë orë, të shtunën.Nëna e saj e la ngrohjen ndezur dhe mbajti xhamat e mbyllur ndërsa shkoi dhe u ul në automjetin e një miku të saj duke pirë alkool në Torrance, California.

Ajo ra në gjumë dhe kur u kthye në veturën e saj, ajo hapi derën dhe gjeti vajzën e mbuluar në të vjella dhe shumë e nxehtë.Ndërsa ishte duke pritur për mjekët, ajo u fut në një bar për të provuar për ta qetësuar duke derdhur ujë në trupin e saj.

June u dërgua në spital me djegie në fytyrë, gjoks dhe krah ndërsa kishte pësuar edhe sulm në zemër, por nuk shpëtoi.

Nëna e dyvjeçare po mbahet në arrest ndërsa policia po kryen një hetim.Nëna e saj tha se ajo ishte e varur nga droga por kishte kaluar në rehabilitim dhe gjithashtu kishte një djalë nëntëvjeçar, i cili u birësua nga një familje gjashtë vjet më parë.

Ajo vazhdoi duke thënë: “Familja jonë është e prishur, ne vetëm kemi nevojë për lutje”.

Marketing