Vdesin katër pacient nga koronavirusi, numri i viktimave në vend shkon në 25

Gjatë natës së djeshme në vendin tonë janë shënuar edhe katër viktima nga koronavirusi.

Marketing

Një viktimë është nga qyteti i Kumanovës, viktima tjetër është nga fshati Labunishtë i Strugës, në Tetovë respektivisht në fshatin Çellopek dhe në qytetin e Shtipit është shënuar nga një viktimë.

Numri i viktimave nga Covid-19 në vendin tonë tashmë shkon në 25.

Sipas statistikave të djeshme në vend gjithsej ka 570 raste të regjistruara me Covid-19 kurse 519 janë raste aktive. Deri më tani në vendin tonë janë shëruar 30 persona

Marketing