Veber: Jemi përkushtuar perspektivës evropiane në Ballkanin Perëndimor

Shefi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) në Parlamentin Evropian dhe kandidat për president të KE-së, Manfred Veber është prononcuar për herë të parë pas miratimit të Marrëveshjes së Prespës në një reagim me shkrim të Agjencisë Informative të Maqedonisë.

“PPE çdoherë ka mbështetur iniciativa të cilat sjellin stabilitet dhe pajtim në Evropë”, ka thënë Veber.
“Për Ballkanin Perëndimor, kjo për ne nënkupton se gjatë kohë i jemi përkushtuar perspektivës evropiane në Ballkanin Perëndimor, tani është koha për çdo qeveri të vendos mbi kontestin e emrit dhe të merr parasysh shqetësimin e popullit dhe përgjegjësitë në Evropë”, ka shkruar shefi i PPE-së në PE në reagimin e MIA.

evn