Veç 50 ditë në pushtet, Kurti edhe zyrtarisht kryeministri më jetëshkurtër në historinë e Kosovës

Albin Kurti nga sot do të jetë kryeministër në detyrë i Kosovës.
Votimi i mocionit të mosbesimit në Kuvendin e Kosovës e ka rrëzuar Albin Kurtin nga qeveria, duke e bërë atë kryeministrin më jetëshkurtër që nga paslufta në Kosovë, shkruan lajmi.net.Kurti edhe zyrtarisht në pushtet qëndroi vetëm 51 ditë, duke llogaritur kohën që nga 3 shkurti kur edhe u votua qeveria e tij në koalicion me LDK-në.

Marketing

Sa i përket Kosovës, qeveria Thaçi I (2008-2011) ka zgjatur 1141 ditë, qeveria Thaçi II (2011-2014) ka pasur një jetëgjatësi prej 1387 ditëve kurse qeveria Mustafa (2011-2014) ka zgjatur plot 1006 ditë.E qeverisja e kaluar me Haradinajn në krye të saj, pati jetëgjatësi prej 678 ditësh.

Në anën tjetër, qeveria Kurti ka marrë plot 119 ditë për t’u formuar, e që është një kohë mjaft e gjatë dhe hyn në mesin e qeverive të cilat kanë marrë më së shumti kohë për t’u formuar.Formimi i qeverisë ka marrë më së shumti kohë në Holandë, 90 ditë; në Austri, 75 ditë; në Itali, 42 ditë.

Kurse sipas të dhënave më së shumti kohë ka marrë krijimi i qeverisë në një rast tjetër në Holandë, 220 ditë.Mocioni i LDK-së për rrëzimin e qeverisë Kurti në Kuvendin e Kosovës mori 82 vota pro dhe 32 kundër.Vlen të theksohet se para vënies në votim të këtij mocioni pati qëndrime të ndara dhe të ndryshme dhe nga shtetet përendimore.

Franca dhe Gjermania kërkuan zyrtarisht që Kosova të fokusohet në luftën kundër pandemisë së koronavirusit, dhe në këtë formë të sigurojë qeverisje stabile në Kosovë, duke i bërë kështu thirrje LDK-së që të heqin dorë nga mocioni.Mendime të njëjta nuk patën Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

SHBA-të përmes ambasadorit në Prishtinë, Philip Kosnett pëkrahën seancën e sotme ku u vu në votim mocioni i mosbesimit.Pas rrëzimit të qeverisë Kurti, Kosova pritet të ketë një qeveri gjithëpërfshirëse, por që në ditët në vijim pritet të sqarohet po ashtu se cilat parti politike do të jenë pjesëmarrëse në të.

Marketing