Vedat Muriqi apel nga Turqia: Qëndroni në shtëpi!

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi po kalonte një sezon fantastik te skuadra e Fernebahçes, skuadër kjo që iu bashkua gjatë afatit kalimtar të verës.

Marketing

Forma e mirë e tij, u ndal nga pandemia e koronavirusit e cila ka bërë që të pezullohet kampionati turk.

E Muriqi ka dhënë një mesazh për mediumin turk ‘Fanatik’.
“E gjithë bota po kalon momente të vështirë. Ju lutem, respektoni rregullat dhe këshillat që na janë dhënë. Qëndroni në shtëpi me të dashurit tuaj”, shkruan ai në Twitter-in e “Fanatik”.

Vedat Muriqi është një nga tre golashënuesit më të mirë në Superligën turke.

Marketing