Vedat Muriqi bëhet target i Romës dhe Milanit

Skuadra e Lazios në Serie A mund ta humbasë garën për t’i siguruar shërbimet e Vedat Muriqit.

Marketing

Prizrenasi është bërë objektiv i dy skuadrave italiane, Roma dhe AC Milan.

Lajmi është bërë i ditur nga mediumi ‘Siamolaroma.it’, të cilët shkruajnë se tashmë pos Lazios për 26 vjeçarin nga Prizreni janë të interesuara edhe dy skuadrat e lartcekura, përcjell Klan Kosova.

Muriqi edicionin e fundit kishte shënuar 15 gola në 32 ndeshje, ndërsa skuadra e tij aktuale Fenerbahçe që gjatë ditës së djeshme kishte mohuar një transferim të sulmuesit drejt Lazios, e vlerëson futbollistin me rreth 20 milionë euro.

Marketing