Vedat Muriqi merr ofertë milionëshe nga Arabia Saudite, ky është vendimi i tij

Së fundmi sipas mediave turke është treguar që futbollisti kosovar, Vedat Muriqi ka marrë ofertë milionëshe për tu transferuar në Arabinë Saudite.

Marketing

Sipas këtyre raportimeve është thënë që Muriqi ka marrë ofertë prej 8 milionë euro në sezon.

Mirëpo po ashtu tregohet që Muriqi e ka refuzuar këtë ofertë duke thënë se dëshiron të qëndrojë te Fenerbahce dhe dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve.

Muriqi ka luajtur 30 ndeshje në këtë sezon me Fenerbahcen ku ka shënuar 16 gola dhe ka bërë 6 asistime.