Veles, lëndon me thikë një bashkëqytetar

Një burrë tridhjetë vjeçar mbrëmë në Veles e ka therrur me thikë një bashkëqytetar të tij në korridorin e një ndërtese banimi, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime në pjesën e kraharorit.

Marketing

Në SPB – Veles dje rreth orës 22.05 është denoncuar se në korridorin e një ndërtese banimi në rrugën “Vasill Gllavinov” në Veles Z.A. (30) nga Velesi e ka therrur me thikë P.N. (36).

I lënduari është dërguan në Qendrën mjekësore në Veles dhe pas ndihmës së pranuar mjekësore është dërguar në Qendrën urgjente pranë kompleksit të klinikave “Nëna Terezë” – Shkup.

Z.A. është arrestuar dhe mbajtur në SPB Veles. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Marketing