Veles, qarkullimi hekurudhor në ndërprerje

Sot pasdite, një tren mallrash është përplasur me gurë që kanë rrëshqitur nga një shkëmb në hekurudhë dhe ka dalë nga binarët, pasdite në orën 17.10, pas stacionit hekurudhor “Rajko Zhinzifov” në hekurudhën Veles-Shkup.

Marketing

Sipas MPB-së në Veles trenit i mallrave ka dalë nga shinat dhe gjatë kësaj janë dëmtuar dy shtylla dhe sinjalizimi elektrik, ndërsa në aksident, makinisti, për fat të mirë nuk është lënduar. Qarkullimi hekurudhor është në ndërprerje, sepse po punohet në pastrimin e hekurudhës nga gurët.

Nga Hekurudhat e Maqedonisë paralajmërojnë se të gjithë udhëtarët që nga Shkupi sonte planifikojnë që të udhëtojnë deri në Veles, Koçanë, Manastir dhe Gjevgjeli do të transportohen me autobusë që ata i kanë siguruar në zëvendësim të trenit.

Marketing