VELIAJ: Entuziastë për punën që po bën zëvendëskryeministri i parë GRUBI (VIDEO)

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka vlerësuar lartë angazhimin e zëvendëskryeministrit të parë në Qeverinë e RMV-së, Artan Grubi. Veliaj me këtë rast ka thënë se është shumë entuziastë që Grubi ka marrë përsipër një përgjegjësi të jashtëzakonshme për të qenë zëvendëskryeministri i parë në Maqedoninë e Veriut, një aspiratë kjo që do të kurorëzohet kur ne të kemi edhe kryeministrin e parë shqiptar në 100 ditët e fundit të Qeverisë, një premtim ky mbajtur nga fushata elektorale, informon GAZETA.MK

Marketing

“Jam shumë i lumtur që jam sot me mikun tim, vëllain tim Artan Grubin. Jam shumë entuziastë që ai ka marrë përsipër një përgjegjësi të jashtëzakonshme për të qenë zëvendëskryeministri i parë në Maqedoninë e Veriut, një aspiratë që do të kurorëzohet kur ne të kemi edhe kryeministrin në 100 ditët e fundit të Qeverisë edhe një premtim i mbajtur nga gjithë ajo fushatë elektorale për të ngritur më lartë reputacionin por edhe peshën e përgjegjësisë që politikanët, përfaqësuesit shqiptar mbajnë në Maqedoninë e Veriut.”

Marketing