Ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, i cili sot në Gjykatën Penale dëshmoi për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar, mohoi se ka SMS komunikim, me të cilat ka dhënë urdhër për ngjarjet nga ajo ditë.

“As nuk kam menduar, as nuk i kam thënë dikujt që t’i hapë dyert në Kuvend”, theksoi Veljanoski në përgjigjen e pyetjes së shtruar nga i pandehuri Nikolla Mitrevski-Kolo.

Shtoi se nuk ka dhënë urdhër që deputetët të hapin derën dhe se nuk e di nëse dikush tjetër ka dhënë urdhër të këtillë.
“Si kryesues e kisha të rëndësishme që konform Rregullores të fillojë dhe të përfundojë seanca dhe të zgjedhet kryetari”, tha Veljanoski.

Sipas tij, kryetari aktual Talat Xhaferi është zgjedhur në kundërshtim me Rregulloren kuvendore, sepse e ka ndërprerë seancën dhe vazhdimi i sak ka qenë i caktuar për ditën e nesërme në ora 11.

Në dëshminë para gjykatës, theksoi se atë ditë e ka ndërprerë seancën kuvendore në ora 18 pas së cilës ka qëndruar deri në fund në Kabinetin e tij. Ka refuzuar të evakuohet në dhomën speciale për evakuim.

Dëshmoi se rreth orës 17:50 është bërë situata e tensionuar në sallën kuvendore pas së cilës i ka dërguar mesazh Goran Gjoshevskit – Levi, i cili ka qenë sigurimi personal i tij 9,5 vite, të hyjnë së bashku me shefin e sigurimit të brendshëm të Kuvendit në sallën kuvendore dhe ta qetësojnë situatën nëse vjen nderi në eskalim. Atëherë nuk e ka ditur se Gjoshevski nuk është në Kuvend sepse nëna e tij ka pasur probleme shëndetësore. Kur ka shkuar në Kabinet, me mesazh sërish e ka kërkuar Gjoshevskin. Kur ka ardhur ky, ka kërkuar nga ai të ulet dhe ta mbrojë para Kabinetit.

Pjesa më e madhe e ngjarjeve, sipas Veljanoskit, kanë ndodhur para Kabinetit ku në çdo dy minuta janë dëgjuar shok bomba dhe ka pasur përpjekje për hyrje të dhunshme. Pas rreth një ore, Gjoshevski i ka thënë se nuk munden t’i parandalojnë protestuesit, ndërsa në momentin kur Veljanoski ka dalë t’i kërkojnë çka kërkojnë, Gjoshevski ka rënë dhe ka mbetur pa vetëdije pas së cilën kanë intervenuar ekipet e Ndihmës së shpejtë.