Veljanovski: Programi vjetor për kulturë është grabitje e përgjithshme e parave të popullit

LSDM vazhdon me shkatërrimin sistematik të kulturës në Republikën e Maqedonisë. Nëse vitin e kaluar Programi vjetor i ministrisë së Kulturës ka qenë skandaloz, atëherë programi i sivjetmë është më tragjik. Bëhet fjalë për grabitje të përgjithshme të parave të popullit, ka akuzuar sot Qendra për komunikim e VMRO-së, përmes Robert Veljanovskit.

Sipas tij, pushteti kriminal i udhëhequr nga personi i falur Zaev, edhe një herë tregoi se nuk zgjedh mënyrën se si të arrije tek mjetet buxhetore, apo te paratë e qytetarëve të Maqedonisë.

“Është koha për dorëheqje, VMRO-DPMNE e fton ministrin e Kulturës në Qeverinë e Zoran Zaevit, z. Asaf Ademi të jep dorëheqje të parevokueshme. Është koha e fundit kuadrot e LSDM-së, koordinatori nacional për kulturë Robert Allagjozovski dhe këshilltarja për kulturë e Zaevit, Cvetanka Laskova të japin dorëheqje dhe ta lirojnë kulturën nga politikat antimaqedonase. VMRO-DPMNE kërkon edhe tërheqjen e Programit vjetor të punës në kulturë për vitin 2019, jo vetëm pjesë të saj siç paralajmëroi eksperti në gjitha sferat, Zoran Zaev”, ka thënë Veljanovski nga VMRO-DPMNE.

evn