Vëllai i Zaevit padi kundër nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski ka vendosur që vetë të mbrohet në procesin gjyqësor përpara Gjykatës Civile në Shkup kundër ti që e ka ngritur biznesmeni Vice Zaev, vëllai i kryeministrit Zoran Zaev për shkelje të nderit dhe reputacionit, për çka kërkon 500 euro dëmshpërblim, njofton Portalb.mk. Pas mbarimit të seancës së sotme, Nikollovski për media deklaroi se kërkesa për padi është pa sens, e çmëndur dhe e pakuptimtë dhe për këtë arsye ka vendosur që vetë të mbrohet.

Marketing

“Vice Zaev mua më padit për shkelje të nderit dhe reputacionit, ndërkaq nuk paraqitet në seancë. Vendosa që vetë të mbrohem pasi që kjo padi është e pakuptimtë dhe trysni politike”, tha Nikollovski. Vice Zaev e ka paditur Nikollovskin pasi që ai ka deklaruar se vëllai i kryeministrit është bërë biznes faktor kryesor në shtet me tenderë të kurdisur.

Në padi, Vice thotë se Nikollovski me shpifje ka dhënë fakte të pavëreteta, të dëmshme për nderim dhe reputacionin e tij. Ashtu siç thuhet në padi, deklarata e Nikollovskit është fakt i pavërtetë, pasi që Vice Zaev është biznesmen i dëshmuar në Maqedoni dhe nuk ka pasur tenderë të kurdisur, por as nuk është biznes faktor kryesor në shtet. Vëllai i kryeministrit ka deklaruar në padi se ai është njeri i ndershëm dhe biznesmen i suksesshëm me reputaicon të lartë në mjedisin ku jeton dhe punon dhe se “deklaratat e këtilla tek ai kanë rezultuar me ndjenjë të shqetësimit, tensionimit dhe zvogëlim të disponimit, shoqëruar me simptomatologji vegjetative, djersitje dhe skuqje të fytyrës, që kanë shkaktuar me dhimbje të fuqishme shpirtërore”.

“Vlerësoj se kjo është porosi deri te të gjithë biznesmenët e shtetit. Nëse mundet që biznes faktori kryesor i shtetit të padit person të VMRO-DPMNE-së, çfarë mund t’u ndodh atyre. Bëj thirrje deri te pushteti që të ndalin me trysnitë”, tha Nikollovski. Megjithatë, Nikollovski konfirmoi se edhe pushteti paraprak, gjegjësisht partia e tij ka ngritur padi për shpifje, por theksoi se ai asnjëherë nuk ka paditur gazetarë për shpifje.

Nikollvoski pret që Gjykata ta hedh poshtë padinë. Megjithatë, në mbrojtjen e tij ka dorëzuar dëshmi për atë se si ka fituar përshtypje për Vice Zaevin se është bërë biznes faktor, falë tenderëve të kurdisur.

Marketing