Vendi në fazën portokalli

Vendi edhe sot do të jetë nën ndikim të vales së ngrohtë me temperature të larta nga faza e portokalltë (alerte). Kompetentët bëjnë thirrje të respektohen masat e përgjithshme për mbrojtje të shëndetit, të lirohen nga puna grupet më të ndjeshme, përfshirë grate shtatzëna, si dhe personat e moshës mbi 60 vjeç, ndërsa fëmijët e kopshteve të mos nxirren jashtë nga ora 11:00 deri në orën 17:00.

Marketing

Nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM) informojnë se moti sot do të jetë me diell dhe shumë I nxehtë. Do të fryjë erë e matur nga drejtimi veriperëndimor. Pasdite do të ketë kushte për dukuri të izoluar të reshjeve të shkurta të shiut dhe bubullima të rralla. UV indeksi do të jetë 9. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 14 deri 23 gradë, ndërsa e ditës prej 30 deri 41 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të matura. Temperatura e mëngjesit do të arrijë 20 gradë, ndërsa e ditës deri 39 gradë.

Rekomandimet për mbrojtje të Ministrisë së Shëndetësisë janë në pajtim me paralajmërimet e DPHM-së. Nga Ministria bëjnë thirrje njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqit të Kuq dhe Qendrat për punë sociale në rajonet e kapluara me valën e nxehtë të kenë qasje më aktive dhe t’u ofrojnë ndihmë personave të vetmuar, të pamundur dhe të pastrehë.

Duke pasur parasysh faktin se disa procese të caktuara prodhuese dhe teknologjike të rrezikshme mund të paraqesin rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, nga MSH i përkujtojnë punëdhënësit për obligimin për respektim të rregullave ligjore nga kjo fushë.

Ministria njëherit përkujton për masat e përgjithshme për mbrojtje, të cilave duhet t’u për,bahen qytetarët, posaçërisht në këto ditë të nxehta ekstreme.

“Të qëndrohet më shumë në ambiente të mbyllura (para së gjithash të klimatizuara), ndërsa gjatë qëndrimit të domosdoshëm jashtë, të gjendet mundësia për pushime të shpeshta nën hije. Të mbahet veshje e lehtë dhe me ngjyra të hapura, ndërsa gjatë ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell të mbahen size mbrojtëse dhe kapelë dhe të përdoret kremë me faktor të lartë mbrojtës. TË konsumohet sasi më e vogël e ushqimit, kryesisht pemë dhe perime, e më pak ushqim me yndyrë. Të merren sasi të mëdha të lëngjeve, më mirë ujë I zakonshëm dhe të evitohen pijet alkoolike. Gjatë hyrjes në automjet, nevojitet që për një periudhë të caktuar të ajroset”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Të sëmurët kronikë rekomandohen ta marrin rregullisht terapinë e caktuar, në konsultim me mjekun amë.

Për shkak të temperaturave të larta dhe mundësisë së rritur për dukuri të helmimit me ushqim dhe sëmundje ngjitëse të zorrëve, rekomandohet larje e detyrueshme e prodhimeve bujqësore (pemë dhe perime të freskëta) para përdorimit të tyre, përgatitje termike e ushqimit dhe konsumimi i tij menjëherë pas përgatitjes.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informoi se është e mundur që masa e nxehtë ajrore e cila sjellë pluhur përtej kufirit të jetë shkak për rritjen e koncentrimeve të grimcave PM 10. Supozohet se bëhet fjalë për erë të shkretëtirës e cila mund të vazhdojë edhe në ditët në vijim.