Vendi në të cilin 400 vjet nuk ra shi

Shumë herë kjo hapësirë në tokë nuk laget nga shiu gjatë gjithë viti, por ekzistojnë disa zona në shkretëtirën Atacama ku nuk ka rënë shi prej 400 vjetësh.

Marketing

Shkretëtira Atacama shtrihet përgjatë bregdetit të Kilit, në Amerikën e Jugut, pranë Oqeanit Paqësor që është ‘pellgu’ më i madh ujor në botë.

Në qytete ka shenja të një lumi i cili mendohet se mund të ketë të paktën 120.000 vite që është tharë. E gjithë shkretëtira, sipas studiuesve dhe historianëve mund të ketë mbi 3 milionë vjet që është e tharë, duke e bërë kështu këtë vend vendin më të thatë në të gjithë globin.

Shkretëtira e Atcamas, nga natyra e saj gjeografike aspak normale që ka, përdoret shpesh herë nga NASA, për të testuar makineritë e tyre, përpara se t’i nisin ato në planetët e tjerë të sistemit tonë.